E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump paralajmëron telefonata me Putinin e Zelenskyn për të ndalur “masakrën” në...

Trump paralajmëron telefonata me Putinin e Zelenskyn për të ndalur “masakrën” në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se të hënën do të zhvillojë biseda telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth”, Trump deklaroi se temat kryesore të bisedimeve do të jenë ndalimi i “masakrës” që, sipas tij, po shkakton mbi 5 mijë viktima ushtarake çdo javë në të dyja palët, si dhe çështjet tregtare.

“Shpresoj që të jetë një ditë produktive, të arrihet një armëpushim dhe që kjo luftë shumë e dhunshme – një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur – të përfundojë. Zoti na bekoftë të gjithëve”, shkroi Trump.

Ai njoftoi gjithashtu se do të ketë biseda edhe me disa anëtarë të ndryshëm të NATO-s. Këto zhvillime vijnë pas takimeve të para ballë për ballë ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase që u mbajtën dje, pas një ndërprerjeje dyvjeçare të bisedimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT