Trump paralajmëron tarifa “masive” ndaj produkteve kineze për shkak të metaleve të rralla

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa “masive” ndaj produkteve kineze, duke akuzuar Pekinin për veprime armiqësore në kufizimin e eksportit të metaleve të rralla, të domosdoshme për industrinë amerikane.

Pas këtyre deklaratave, Wall Street regjistroi rënie të ndjeshme, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u përshkallëzuan, duke rritur rrezikun e një lufte tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

“Nuk e mendoja se do të arrinte deri këtu, por ndoshta, si me shumë gjëra, ka ardhur momenti”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke shtuar: “Në fund të fundit, edhe pse mund të jetë e dhimbshme, kjo do të jetë shumë e dobishme për SHBA-në.”

Trump njoftoi se po shqyrtohet rritja “masive” e tarifave për produktet kineze që hyjnë në SHBA dhe shtoi se po merren parasysh edhe masa të tjera të ashpra kundër Kinës.

Ai gjithashtu sugjeroi se takimi i planifikuar me presidentin kinez, Xi Jinping, në Korenë e Jugut më vonë këtë muaj mund të mos zhvillohet, duke thënë se “duket se nuk ka arsye” për një takim të tillë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/