Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do t’i rikthehet çështjes Kosovë-Serbi.
Në një postim në platformën Truth Social, ku foli edhe për marrëdhëniet mes Iranit dhe Izraelit, Trump theksoi se gjatë mandatit të tij të parë arriti të parandalojë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, ishte afër shpërthimit.
“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, ashtu siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË”, shkroi ai.
Më tej, Trump kritikoi ish-presidentin Joe Biden, duke thënë se vendimet e tij kanë dëmtuar perspektivat afatgjata për paqe në rajon, por premtoi se do ta rregullojë këtë situatë.
“Unë e ndalova. (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe), por do ta rregulloj përsëri”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv.
“Ndalova luftën Kosovë-Serbi”, Trump: Irani dhe Izraeli së shpejti do bëjnë paqe
The post Trump paralajmëron rikthimin në çështjen Kosovë-Serbi appeared first on Klan Kosova.