Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim publik kundrejt grupimit terrorist Hamas.
Trump iu tha atyre që tâi lirojnë menjëherë pengjet e mbetura izraelite, në të kundërtën, âferri do të bjerë mbi taâ.
Ai shkroi kështu në platformën e tij Truth Social, ku kërkon edhe kthimin e të gjitha trupave të pajetë të pengjeve të vrarë.
âShalom Hamasâ do të thotë Përshëndetje dhe Mirupafshim â Ju mund të zgjidhni. Lironi të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe kthejini menjëherë të gjithë trupat e pajetë të njerëzve që keni vrarë, ose mbaron për ju. Vetëm njerëz të sëmurë dhe të çmendur i mbajnë trupat, dhe ju jeni të sëmurë dhe të çmendur! Unë po i dërgoj Izraelit gjithçka që duhet për të kryer detyrën dhe asnjë anëtar i Hamas nuk do të jetë i sigurt, nëse nuk bëni si them unë! Sapo u takova me ish-pengjet, jetët e të cilëve ju i keni shkatërruar. Ky është paralajmërimi juaj i fundit! Për lidershipin, tani është koha të largoheni nga Gaza, ndërsa keni ende një shans. Gjithashtu, për popullin e Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse mbani pengje. Nëse e bëni, jeni të VDEKUR! Merrni një vendim të mençur. LIRONI PENGjET TANI, OSE DO Tà KETà FERR PÃR Tà PAGUAR Mà VONÃ!â, shkroi Trump.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>