E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump organizon paradë madhështore për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Trump organizon paradë madhështore për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi të martën se do të përdorë “forcë” kundër “kujtdo” që proteston në paradën ushtarake të kësaj fundjave në Uashington.

“Do të kemi një festë të madhe të shtunën ”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, duke shtuar: “Nëse shfaqet ndonjë protestues, ai do të përballet me forcë shumë të fortë”, paralajmëroi ai.

Parada ushtarake, e organizuar për të nderuar 250-vjetorin e Ushtrisë, përkon me 79-vjetorin e lindjes së presidentit amerikan dhe vjen disa ditë pas dërgimit të trupave në Los Angeles për t’u përballur me protestat kundër operacioneve të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).

“Kushdo që dëshiron të protestojë do të përballet me forcë të fortë”, përsëriti Trump, duke shtuar megjithatë se deri më tani nuk ka informacion në lidhje me protestat e organizuara në këtë ngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT