Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se për Shtetet e Bashkuara nuk ka rëndësi nëse arrihet një marrëveshje me Iranin, duke thënë se “nga çdo rezultat, Amerika fiton”.
“Ne e kemi mposhtur plotësisht atë vend dhe le të shohim se çfarë ndodh”, tha Trump.
“Ndoshta ata bëjnë një marrëveshje, ndoshta jo, nuk ka rëndësi. Nga pikëpamja e Amerikës, ne fitojmë”, vazhdoi ai.
Trump u shpreh se SHBA-të “e kanë mposhtur plotësisht atë vend”, ndërsa shtoi se negociatat me Iranin po vazhdojnë prej orësh, por sipas tij rezultati nuk ndryshon për Uashingtonin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


