Trump: Nuk do të tolerojë vonesë nga Hamasi

Trump: Nuk do të tolerojë vonesë nga Hamasi

Donald Trump ka komentuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar planin e tij të paqes.

“E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet në mënyrë që t’i japë një shans për t’u përfunduar lirimit të pengjeve dhe Marrëveshjes së Paqes”, tha ai.


Ai i kërkon Hamasit të “veprojë shpejt”, duke kërcënuar me një ultimatum.

“Nuk do të toleroj vonesë, të cilën shumë mendojnë se do të ndodhë, ose ndonjë rezultat ku Gaza përbën përsëri një kërcënim.”

“Le ta bëjmë këtë, SHPEJT. Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”

Gjatë natës, presidenti amerikan i kishte thënë Izraelit të “ndalonte bombardimin e Gazës” në përgjigje të njoftimit të Hamasit se do të lironte pengjet e mbetura izraelite.

Benjamin Netanyahu më pas kishte premtuar të zbatonte fazën e parë të planit të paqes të Trumpit, i cili përfshin një pezullim të bombardimeve dhe lirimin e 1,950 të burgosurve palestinezë. /Telegrafi/