Trump njofton sulme të mundshme tokësore ndaj Venezuelës

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po shqyrtonte sulme ushtarake tokësore kundër karteleve të drogës në Venezuelë, duke konfirmuar akuzat e gazetës New York Times për operacione të fshehta të CIA-s në vend.

“E kemi detin nën kontroll, po mendojmë për tokën”, tha Trump, duke theksuar se Venezuela po kontrabandon drogë në SHBA.

I pyetur nëse kishte planifikuar të vriste Presidentin Nicolas Maduro, Trump u përgjigj se “nuk do të ishte serioze t’i përgjigjej kësaj”.

Maduro reagoi ashpër, duke akuzuar SHBA-në dhe CIA-n për një grusht shteti në tentativë dhe duke thënë se Amerika Latine refuzon ndërhyrjet ushtarake dhe ndryshimin e regjimit.

Sipas të dhënave nga Karakasi, të paktën 27 persona u vranë gjatë sulmeve amerikane ndaj anijeve pranë bregdetit të Venezuelës.

Uashingtoni pretendon se objektivat ishin anijet e karteleve, por provat nuk janë paraqitur publikisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/