Trump ngatërrohet sërish: Ndalova luftën Azerbajxhan–Shqipëri

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një tjetër deklaratë gjatë një interviste të fundit në Fox News, duke pretenduar se ai ndaloi një luftë mes “Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, duke ngatërruar qartësisht konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gjatë fjalimit të tij, Trump u përpoq të përmendte rolin e tij në zgjidhjen e disa konflikteve globale, përfshirë atë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. 

Kjo nuk është hera e parë që ai ka pasur vështirësi me shqiptimin korrekt të emrave të vendeve si Azerbajxhan dhe Armeni në deklaratat publike.

Komentet erdhën mes një liste prej shtatë konfliktesh që Trump pretendonte se i kishte zgjidhur në gjashtë muajt e parë të mandatit të tij të dytë si president.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/