Trump në takim me Erdoganin: Putini duhet të ndalet

news image

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për një takim zyrtar me presidentin amerikan, Donald Trump, në një moment të ndjeshëm për zhvillimet globale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në këtë takim të dytë mes tyre në Uashington, liderët diskutuan për luftën në Ukrainë, krizën në Gaza dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik e ushtarak mes SHBA-së dhe Turqisë.

Trump theksoi se Erdogan gëzon respektin e të dy liderëve të konfliktit në Ukrainë, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, dhe se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës, nëse zgjedh të mos mbajë qëndrim neutral. “Putin duhet të ndalet,” tha Trump, duke shtuar se Rusia ka shpenzuar miliona për bomba, por ka fituar shumë pak territor.

Një tjetër çështje e nxehtë ishte kërkesa e SHBA-së që Turqia të ndalojë blerjen e naftës ruse, për të mos minuar përpjekjet perëndimore kundër Moskës.

Nga ana tjetër, takimi pritet të hapë rrugë për një paketë të re bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, me vlerë mbi 50 miliardë dollarë në tregti mallrash. Në diskutim janë gjithashtu shitja e sistemeve të mbrojtjes Patriot dhe aeroplanëve luftarakë F-35 dhe F-16 për Turqinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js