Thursday, March 26, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump: Në negociata me Iranin, janë të përfshirë edhe Rubio e Vance

Trump: Në negociata me Iranin, janë të përfshirë edhe Rubio e Vance

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat aktuale me Iranin përfshijnë figura kryesore politike si sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidenti JD Vance.

“Po negociojmë me Iranin, dhe negociatat përfshijnë, mes të tjerëve, edhe sekretarin Rubio dhe zëvendëspresidentin Vance. Irani dëshiron një marrëveshje”, tha Trump.

Ai shtoi se po komunikojnë me “personat e duhur” dhe se iranianët janë të vendosur për të arritur një marrëveshje.

“Ata duan ta përfundojnë marrëveshjen me çdo kusht, nuk keni idenë sa shumë u intereson”, deklaroi ish-presidenti, duke e cilësuar përpjekjen si një “sukses të madh” në marrëdhëniet me Iranin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT