Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të premten se mund të jetë afër një marrëveshjeje për Gazën, që sipas tij do të përfshinte lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës.
Deklarata u bë në momentet e fundit para se ai të hipte në helikopterin presidencial Marine One, në Shtëpinë e Bardhë, raporton Sky News.
“Mendoj se kemi, ndoshta, një marrëveshje për Gazën,” u tha Trump gazetarëve.
“Jemi shumë afër një marrëveshjeje për Gazën dhe duket sikur kemi një marrëveshje.”Ai shtoi se beson që marrëveshja do të përfshijë lirimin e pengjeve: “Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës.”
Trump nuk dha detaje të mëtejshme për pretendimin e tij.
Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtar, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur një fjalim të debatuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i cili u ndërpre nga fishkëllima dhe protesta nga disa delegatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!