Trump: Mendova se lufta në Ukrainë do të ishte e lehtë për t’u zgjidhur, por doli më e vështirë se Lindja e Mesme

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se zgjidhja e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës ka rezultuar më e vështirë sesa arritja e paqes në Lindjen e Mesme.

Trump i bëri këto komente gjatë një takimi me kryeministrin kanadez, Mark Carney.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë mandatit të tij ka bërë shtatë marrëveshje të shkëlqyera dhe ka propozuar një plan paqeje për Gazën.

Duke folur për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Trump përsëriti komentet e tij të mëparshme lidhur me numrin e madh të viktimave dhe e përshkroi situatën si “të çmendur”.

“Mendova se do të kishte qenë një nga më të lehtat. Shkoj shumë mirë me Putinin dhe mendova se do të kishte qenë e lehtë. Jam shumë i zhgënjyer me të sepse mendova se kjo do të kishte qenë e lehtë për t’u zgjidhur, por doli të ishte ndoshta më e vështirë se Lindja e Mesme”, tha Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/