Trump më në fund është kthyer kundër Putinit – Rubio tregon arsyen e pozicionimit të ri të presidentit amerikan

A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.

Ai gjithashtu tha se beson që Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, mund të rikthejë të gjithë territorin që Rusia ka pushtuar që nga fillimi i invazionit, pasi më herët kishte deklaruar se si Kievi, ashtu edhe Moska, do të duhej të heqin dorë nga një pjesë e territorit për të përfunduar luftën.

Vonesa e Rusisë në procesin e paqes në Ukrainë e ka shtyrë Trumpin të ndryshojë qëndrim ndaj Moskës, shpjegoi të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Trump ka treguar “durim të jashtëzakonshëm” në shpresën për të arritur përparim diplomatik, tha ai.

– YouTube www.youtube.com

Por, kjo jo vetëm që ka sjellë stagnim, “por tani kemi hyrë në një periudhë që duket si përshkallëzim”, shtoi ai, duke iu referuar sulmeve më të ashpra të Rusisë ndaj Ukrainës javët e fundit, që nga fillimi i luftës.

“Tani po shohim gjithashtu edhe ndërhyrje të dronëve dhe aeroplanëve në hapësirën ajrore të vendeve fqinje”, shtoi Rubio.

Ai paralajmëroi Moskën për sanksione të mundshme ekonomike dhe theksoi se Uashingtoni mund të vazhdojë të dërgojë armë për Kievin.

“Presidenti është një njeri shumë i durueshëm. Ai është shumë i përkushtuar ndaj paqes, por durimi i tij nuk është i pafund”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/