Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë zyrtare.
Avioni presidencial, Air Force One, zbriti në Aeroportin Stansted të Londrës, ku çifti presidencial u prit nga zyrtarë të lartë britanikë dhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
Vizita pritet të përfshijë takime me anëtarë të familjes mbretërore, përfshirë Mbretin Charles, si dhe me Kryeministrin britanik.
Agjenda e vizitës përfshin gjithashtu pjesëmarrje në ceremoni zyrtare dhe evente që nënvizojnë lidhjet historike dhe strategjike midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!