Trump lë mënjanë inatin, uron fejesën e Taylor Swift dhe Travis Kelce: Uroj që të…

news image

Fejesa e këngëtares Taylor Swift me yllin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce, ka habitur fansat dhe jo vetëm, presidentin amerikan Donald Trump.

Pavarësisht tensioneve të mëparshme me Swift, Trump gjatë një takimi të kabinetit u shpreh urues ndaj çiftit:

“Travis është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri i mirë. Edhe Taylor është një person i mrekullueshëm. Uroj që të dy të jenë shumë të lumtur”, tha ai, duke lënë pas dore komentet kritike të kohëve të fundit, kur vetëm tre javë më parë e kishte cilësuar Swift si “jo më të nxehtë” dhe “këngëtare të zgjuar”.

Feuda mes Trump dhe Swift nisi në vitin 2018, kur këngëtarja mbështeti kandidatin demokrat Phil Bredesen për Senatin, duke nxitur reagime nga presidenti i atëhershëm. Megjithatë, lajmi i fejesës duket se ka zbutur tonet e tij.

Nga ana tjetër, Kelce nuk ka komentuar deklaratat e Trump. Para Super Bowl-it të këtij viti, ai kishte thënë se ishte gjithmonë nder të luante në prani të presidentit, pavarësisht se kush mban detyrën.

Çifti zyrtarizoi lajmin e fejesës përmes një fotografie romantike në rrjete sociale, të shoqëruar me humorin e tyre karakteristik: “Mësuesi juaj i Anglishtes dhe mësuesi i palestrës po martohen.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/