Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën përmes një postimi në Truth Social se nuk është i befasuar nga vendimi i aleatëve të NATO-s për të mos e mbështetur SHBA-në në hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ai ka theksuar se gjithmonë ka konsideruar NATO-n “si një rrugë njëkahëshe” dhe ka shtuar se nuk ka më nevojë për ndihmën e aleancës.
“Për shkak të faktit se kemi pasur një sukses kaq të madh ushtarak, ne nuk ‘kemi më nevojë’, apo dëshirë për ndihmën e vendeve të NATO-s – Ne kurrë nuk e kemi pasur! Po ashtu, Japonia, Australia apo Koreja e Jugut”, ka shkruar Trumpi në postim.
Ky reagim vjen pasi presidenti amerikan kishte kërkuar më parë ndihmën e aleatëve të NATO-s për të mbështetur SHBA-në në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Gjatë një takimi në Zyrën Ovale të martën, Trumpi ka shtuar se aleatët e NATO-s po bëjnë një “gabim të pamend”.
“Ne nuk kemi nevojë për ta, por ata duhet të kishin qenë atje”, është shprehur ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


