E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump konfirmon dijeni për sulmin izraelit: Irani nuk mund të ketë bombë...

Trump konfirmon dijeni për sulmin izraelit: Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për Fox News në lidhje me sulmin izraelit ndaj Iranit, duke konfirmuar se ka qenë në dijeni të operacionit ushtarak të njohur si “Rising Lion”, por ka theksuar se SHBA nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë në të, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ishte një vendim i Izraelit. Ne nuk kemi qenë pjesë e operacionit, por ishim të informuar paraprakisht,” deklaroi Trump. Ai përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore dhe shtoi se diplomacia mbetet rruga më e mirë për të shmangur përshkallëzimin.

“Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe ne shpresojmë të rikthehemi në tryezën e bisedimeve. Do të shohim,” u shpreh ai.

Në një moment të intervistës, Trump konfirmoi se disa figura të larta iraniane janë vrarë në sulmin izraelit. “Ka disa figura udhëheqëse që nuk do të kthehen më,” tha ai, duke lënë të kuptohet rëndësinë strategjike të goditjes.

Ai gjithashtu njoftoi se administrata e tij kishte informuar një “aleat të rëndësishëm në Lindjen e Mesme” përpara sulmit, pa zbuluar emrin e vendit, duke nënkuptuar koordinim të ngushtë rajonal në sfondin e krizës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT