Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar ashpër George Soros dhe djalin e tij, Alexander Soros, përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”.
Në mesazhin e tij, Trump u ka bërë thirrje autoriteteve amerikane të drejtësisë që të ngrenë akuza ndaj tyre, duke i akuzuar për përfshirje në protesta të dhunshme dhe aktivitete që, sipas tij, përbëjnë rrezik për vendin.
“George Soros dhe djali i tij i jashtëzakonshëm i ekstremit të majtë duhet të ndiqen penalisht në bazë të Aktit RICO, për përfshirjen e tyre në protesta të dhunshme dhe shumë më tepër, anembanë vendit”, ka shkruar Trump, duke iu referuar ligjit federal që përdoret për të ndjekur organizatat kriminale.
Ai vazhdoi më tej me akuza ndaj familjes Soros, duke i quajtur “psikopatë” dhe duke paralajmëruar mbështetësit e tyre në Bregun Perëndimor.
“Kujdes, ju kemi në sy!”, shkroi Trump, duke shtuar se “nuk do të lejojmë që këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë asaj asnjëherë mundësinë të ‘marrë frymë’ dhe të jetë e LIRË”.
George Soros, 95-vjeç, një i mbijetuar i Holokaustit, është i njohur për punën e tij filantropike përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur. Që nga viti 2023, drejtimin e aktiviteteve e ka marrë djali i tij, Alexander Soro.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!