E diel, 27 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump: Kam filluar të mendoj se po më mashtron Putini

Trump: Kam filluar të mendoj se po më mashtron Putini

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me agresionin rus, duke adresuar kritika si ndaj paraardhësve të tij, Barack Obama dhe Joe Biden, ashtu edhe ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, raporton Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë në rrjetin social ‘Truth Social’, Trump ka thënë se po përpiqet të pastrojë rrëmujën që, sipas tij, ia lanë Obama dhe Biden, dhe sipas tij Putin po e mashtron atë.

“Jam thjesht duke u përpjekur të pastroj rrëmujën që më lanë Obama dhe Biden, dhe çfarë rrëmuje që është. Megjithatë, nuk ka asnjë justifikim për atë që Putin ka bërë këto ditë duke lëshuar raketa mbi zona civile, qytete dhe vendbanime. Po filloj të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, por thjesht po më mashtron, dhe se ndaj tij duhet vepruar ndryshe – përmes masave bankare apo sanksioneve sekondare? Po vriten shumë njerëz!”, është shprehur Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT