Trump: Jemi afër arritjes së një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit

Trump: Jemi afër arritjes së një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka takuar në Shtëpinë e Bardhë homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

Dy liderët kanë folur për disa çështje bilaterale si dhe për luftën në Gaza.


“Duam që kjo çështje e Gazës të përfundojë”, thotë lideri amerikan, raporton skynews.

Trump u tha gazetarëve se ka pasur një “takim të shkëlqyer” me liderët e Lindjes së Mesme në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Mendoj se jemi afër arritjes së një lloj marrëveshjeje. Duam t’i kthejmë pengjet, duhet t’i kthej pengjet”, shtoi 79-vje, shtoi 79-vjeçari.

Ai thotë se janë rreth 20 pengje ende gjallë dhe rreth “38 ose më shumë të vdekur”.

“Shumë e trishtueshme, dhe prindërit e atyre shpirtrave të vdekur, kryesisht burra, djem në shumë raste, i duan trupat e tyre mbrapsht me çdo kusht”, thotë presidenti amerikan gjersa përsëriti se beson që “jemi afër një marrëveshjeje”.

Ndryshe, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka filluar më 7 tetor pas një sulmi terrorist të militantëve palestinez në Tel Aviv. /Telegrafi/