Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Irani është “në ikje” dhe se Lindja e Mesme është më afër se kurrë të lirohet nga “terrorizmi, agresioni dhe shantazhi bërthamor iranian”.
“Për 47 vjet, Irani ka qenë i njohur si bulli i Lindjes së Mesme, por ata nuk janë më bulli – ata janë në ikje,” tha ai gjatë ngjarjes Future Investment Initiative në Majami.
“Sonte, jemi më afër se kurrë me lindjen e një Lindjeje të Mesme që më në fund është e lirë nga terrori iranian, agresioni dhe shantazhi bërthamor,” shtoi ai.
Trump gjithashtu ripërsërit disa nga frazat e tij të njohura tashmë – se ushtria amerikane është më e fuqishmja në botë, se Irani do të kishte përdorur një armë bërthamore nëse do ta zhvillonte një të tillë, dhe se ushtria iraniane është “shkatërruar”, raporton skynews, transmeton Sinjali.
“Thjesht po shikoja – kemi pasur një ditë tjetër të madhe,” tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


