Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se që nga 28 shkurti, kur sipas tij nisi lufta, SHBA-ja ka goditur kapacitetet ushtarake të Iranit “në një nivel që pak njerëz e kanë parë ndonjëherë më parë”.
Ai tha se SHBA-ja ka shkatërruar “plotësisht” marinën dhe forcën ajrore të Iranit, si dhe ka eliminuar “afër 90%” të lëshuesve të raketave dhe “ndoshta më shumë se 90%” të vetë raketave.
Trump vijoi duke thënë se Irani po kërkon me ngulm të arrijë një marrëveshje. “Janë negociatorë të shkëlqyer,” u shpreh ai. “Luftëtarë të dobët, por negociatorë të shkëlqyer.”
Kujtojmë se SHBA-ja ka deklaruar prej ditësh se po zhvillon bisedime për përfundimin e luftës me Iranin, por Teherani i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se bisedime të tilla nuk po zhvillohen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


