E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/trump-ia-ndaluam-serbise-qe-te-niste-ndonje-perplasje-video/Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje (VIDEO) - Klan...

https://klankosova.tv/trump-ia-ndaluam-serbise-qe-te-niste-ndonje-perplasje-video/Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje (VIDEO) – Klan Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të niste ndonjë përplasje.

Këtë deklaratë, Trumpi e bëri gjatë konferencës për media pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë gjatë të mërkurës, raporton Klankosova.tv.

“I dhamë fund Ruandës dhe Kongos, do të vijnë të nënshkruajnë dokumentet. Ata veçse i kanë nënshkruar dokumentet bazike, por mendoj se do të vijnë në Shtëpinë e Bardhë të premten. Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje”, tha Trumpi, raporton Klankosova.tv.

Ndonëse në deklarimin e tij ai nuk e përmendi se me kë do të niste përplasjen Serbia, mund të supozohet se fjala ishte për Kosovën.

Trumpi thotë se “javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë”

Kjo për shkak se më herët, gjatë po të njëjtës konferencë, ai tha se “këtë javë jemi marrë me Serbinë dhe Kosovën”.

Kohëve të fundit, presidenti amerikan në raste të caktuara është duke iu referuar çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. /Klankosova.tv

Ndiqeni deklaratën e Trumpit nga minuta 1:38:42

The post Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT