E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump i veshur si Papë? Interneti shpërthen nga zemërimi

Trump i veshur si Papë? Interneti shpërthen nga zemërimi

Një javë pas pjesëmarrjes në funeralin e Papa Françeskut, presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta në rrjet me një deklaratë ironike dhe një postim provokues, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë dua të jem Papa”, tha Trump. “Kjo do të ishte zgjedhja ime e parë”.

Komentin e bëri pas funeralit të Papës, por më pas ka shkuar edhe më larg, duke publikuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale në Truth Social, ku shfaqet i veshur si Papë. Imazhi është shpërndarë më pas edhe nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në X, duke mbledhur mbi 20 milionë shikime.

Ky veprim ka shkaktuar zemërim dhe kritika të ashpra në rrjete sociale, sidomos në mesin e komunitetit katolik.

“Ndoshta postimi më mosrespektues në një det mosrespekti. Edhe pse unë nuk jam katolik”, shkroi një person.

Një tjetër përdorues e cilësoi postimin si “thellësisht fyese dhe të çmendur”.

“Ky është fjalë për fjalë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Vatikani është ende në pikëllimin e humbjes së Papa Françeskut dhe po përpiqet të zgjedhë pasardhësin e tij”, theksoi një tjetër komentues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT