Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerësuar marrëdhënien mes SHBA-së dhe Kinës si “shumë të mirë”, duke theksuar se qëllimi i Uashingtonit nuk është të dëmtojë Pekinin, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë një deklarate për mediat, Trump tha se Kina kishte përjetuar vështirësi të mëdha ekonomike përpara se të hynte në bisedime me SHBA-në.
“Ata po mbyllnin fabrika. Po përjetonin shumë trazira dhe ishin shumë të lumtur që mund të bënin diçka me ne”, deklaroi ai.
Trump përmendi gjithashtu një marrëveshje tregtare që, sipas tij, ishte shumë e favorshme për të dyja palët, por që nuk u finalizua në formën fillestare.
“Administrata ime bëri një marrëveshje të shkëlqyer tregtare me Kinën, e cila ishte një marrëveshje shumë më e madhe fillimisht, dhe pastaj e anuluan atë ditën e fundit”, theksoi presidenti amerikan.
Ndërkohë, SHBA-ja ka vendosur që gjatë periudhës 90-ditore të bisedimeve të mbajë në fuqi tarifat prej 30% për mallrat kineze. Kina, në anën tjetër, ka aplikuar një tarifë prej 10% për mallrat amerikane, në pritje të një zgjidhjeje të qëndrueshme mes dy fuqive ekonomike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);