E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/trump-e-ndali-luften-kosove-serbi-pacarizi-lufta-kosove-serbi-mund-te-ndodh-cdo-moment-video-1/Trump e ndali luftën Kosovë-Serbi? Paçarizi: Lufta Kosovë-Serbi mund të ndodh çdo...

https://klankosova.tv/trump-e-ndali-luften-kosove-serbi-pacarizi-lufta-kosove-serbi-mund-te-ndodh-cdo-moment-video-1/Trump e ndali luftën Kosovë-Serbi? Paçarizi: Lufta Kosovë-Serbi mund të ndodh çdo moment (VIDEO) – Klan Kosova

Analisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon në Klan Kosova”, tha se lufta mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodh në çdo moment.

Sipas tij, nuk duhet me qenë entuziastë për dialog Kosovë – Serbi, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë ambasadorë në Kosovë.

“Lufta mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodh që çdo moment, nuk po them që është duke ndodhur por mundet me ndodh. Dhe kjo nuk varet krejt as nga Kosova as nga Serbia, varet edhe nga të tjerët”, tha Paçarizi.

“Nuk e shoh të rastësishme përmendjen e Kosovës në këtë kontekst, për mua nuk është e rastësishme që situata e Kosovës të përmendet në kontekstin e Iranit – Izraelit dhe jo në një kontekst tjetër. Por nuk mendoj që ka shumë vend për entuziazëm se mund të iniciohet shpejt çështja e një marrëveshje Kosovë – Serbi, ndoshta edhe ndër tjera për shkak të situatës që është në vlim e sipër”, vijoi tutje Paçarizi.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post Trump e ndali luftën Kosovë-Serbi? Paçarizi: Lufta Kosovë-Serbi mund të ndodh çdo moment (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT