Presidenti amerikan Donald Trump tha se durimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin, “po mbaron e po mbaron me shpejtësi”.
“Por duhen dy veta për të kërcyer tango. Është e mahnitshme kur Putini dëshiron ta bëjë, Zelensky jo. Kur Zelensky donte ta bënte, Putini nuk e bëri. Tani Zelensky dëshiron dhe Putini është një pikëpyetje… Por ne do të duhet të reagojmë shumë, shumë fort.”, tha ai.
Ndërkohë, gjatë natës u krye një sulm masiv me dronë në disa rajone të Rusisë, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun.
Sipas informacioneve të para, sulmet shkaktuan zjarre në anije në portin e Primorskut dhe në uzinën e Lukoil në Smolensk.
Për shkak të kërcënimit nga dronët, Aeroporti Pulkovo i Shën Petersburgut u mbyll përkohësisht, duke shkaktuar vonesa ose anulime të gati 50 fluturimeve.
Kryeqyteti rus u gjend gjithashtu në shënjestër të sulmeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!