E shtunë, 26 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeTrump dhe Zelenskyy zhvillojnë takimin surprizë përpara funeralit të Papa FrançeskutSinjali

Trump dhe Zelenskyy zhvillojnë takimin surprizë përpara funeralit të Papa FrançeskutSinjali

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, zhvilluan një takim të papritur në Vatikan përpara funeralit të Papa Françeskut.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, liderët patën një “diskutim shumë produktiv” dhe ranë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme pas përfundimit të shërbimit funeral.

Trump dhe Zelenskyy janë mes shumë liderëve botërorë, përfshirë edhe kryeministrin britanik Sir Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, që kanë mbërritur në Vatikan për të nderuar figurën e Papa Françeskut.

Ish-ambasadori britanik në Rusi, Sir Tony Brenton, komentoi për Sky News se ky takim mund të përbëjë “një hap të rëndësishëm drejt fillimit të procesit të paqes” mes Rusisë dhe Ukrainës. Takimi shënon gjithashtu përballjen e parë ballë për ballë mes Trump dhe Zelenskyy pas përplasjes publike në Shtëpinë e Bardhë në muajin shkurt.

Takimi dypalësh vjen në një moment kyç, ndërsa negociatori për paqen i presidentit Trump, Steve Ëitkoff, u takua të premten me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin. Sipas ndihmësit të Kremlinit, Yuri Ushakov, diskutimet u përqendruan në “mundësinë e rifillimit të negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës”, bisedime që kanë qenë të ndërprera që prej javëve të para të konfliktit në shkurt 2022.

Presidenti Trump ka deklaruar se një marrëveshje për përfundimin e luftës është “shumë afër” dhe ka bërë thirrje për një takim urgjent midis palëve. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, ai i kërkoi Zelenskyyt që “ta panojë marrëveshjen”.
Gjithashtu, Trump ka paralajmëruar se administrata e tij do të tërhiqet nga përpjekjet diplomatike nëse palët nuk arrijnë së shpejti një konsensus.

Ndërkohë, tensionet në rajon mbeten të larta, pasi Forcat e Armatosura Polake raportuan një shkelje të hapësirës ajrore mbi Detin Baltik nga një helikopter ushtarak rus, të premten në mbrëmje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT