Trump dhe Xi pritet të bisedojnë për TikTok-un dhe tensionet tregtare

news image

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike këtë të premte, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për TikTok-un dhe zbutjen e tensioneve tregtare mes dy vendeve, raporton Reuters.

TikTok, në pronësi të gjigantit kinez ByteDance, përballet me ndalim në SHBA nga janari i vitit 2025 nëse nuk shiten asetet e tij amerikane. Trump po kërkon një zgjidhje që do të shmangte mbylljen e aplikacionit, i cili ka ndikim të madh te të rinjtë dhe në fushën e komunikimit politik.

Një marrëveshje e mundshme do të kalonte pronësinë e operacioneve amerikane të TikTok-ut te kompani amerikane, por do të ruhej teknologjia kineze e ByteDance, çka ka ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare.

Biseda Trump–Xi mund të shërbejë edhe si parahyrje për një takim të drejtpërdrejtë në samitin APEC, që do të mbahet në Korenë e Jugut në fund të tetorit.

Tensionet SHBA–Kinë mbeten të larta, sidomos për çështje si teknologjia, tregtia dhe lufta kundër trafikut të drogave, por të dyja palët po sinjalizojnë gatishmëri për bashkëpunim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/