Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka njoftua vendimin e tij për të anuluar valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës. Ai shtoi se Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si shenjë e kërkimit të paqes.
Ai e ka cilësuar lirimin e të burgosurve politikë si vendim të zgjuar dhe se falë punës së bërë mes dy vendeve ka anuluar sulmet e planifikuara. Trump theksoi se anijet luftarake amerikane do të mbeten në rajon për arsye sigurie.
“Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si shenjë e “kërkimit të paqes”. Ky është një veprim shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar.
SHBA-ja dhe Venezuela po punojnë mirë së bashku, veçanërisht në rindërtimin, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së naftës dhe gazit.
Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar serinë e dytë të sulmeve që ishin planifikuar, të cilat duket se nuk do të jenë të nevojshme, megjithatë, të gjitha anijet do të mbeten në vend për arsye sigurie.
Të paktën 100 miliardë dollarë do të investohen nga kompanitë kryesore të naftës, me të cilat do të takohem sot në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


