Presidenti amerikan, Donald Trump, komentoi incidentin me aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bullgari pasi GPS-i i saj u ndërpre, një situatë që u raportua si ndërhyrje ruse.
“Epo, ajo pati një ngjarje interesante. Ajo është një grua e jashtëzakonshme.”, tha Trump.
Ai shtoi se “askush nuk e di” pse GPS-i në aeroplan ndaloi së punuari.
“Por ata ia hoqën mundësinë për të përdorur një telefon. Ndonjëherë është një gjë e mirë”, tha ai.
Më 1 shtator, aeroplani i Ursula von der Leyen bëri një ulje emergjente në Bullgari, ndërsa piloti u detyrua të përdorte harta letre për të përfunduar fluturimin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!