Rrugët e Prishtinës këtë mëngjes të së premtes janë lehtësisht të qarkullueshme.
Siç raporton gazetari i Klan Kosovës, Agon Rexhepi, krahasuar me një ditë më parë, sot ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar më fort, transmeton Klankosova.tv.
“Për momentin rrugët janë lehtësisht të qarkullueshme dhe në gjendje të mirë, sidomos krahasuar me ditën e djeshme. Duket që sot është punuar në këto rrugë, dhe janë momentalisht të qasshme”, tha Rexhepi.
Megjithatë, sipas gazetarit, sfidë në kryeqytet mbesin trotuaret dhe rrugët dytësore.
“Sfidë kryesore mbeten trotuaret dhe rrugët dytësore ku për fat të keq, na informojnë qytetarët dhe kalimtarët, ku rrugët dytësore nuk janë pastruar ende dhe mbeten në hesapet e banorëve të lagjeve”, tha ai.


