Tronditje për Barcelonën, ylli i madh dëmtohet

Tronditje për Barcelonën, ylli i madh dëmtohet

Klubi i Barcelonës ka konfirmuar se sulmuesi, Robert Lewandowski, ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes të tij me Kombëtaren e Polonisë.

Në nje njoftim zyrtar klubi katalanas ka njoftuar për dëmtimin e yllit polak.


“Robert Lewandowski ka pësuar një shqyerje muskulore në biceps femoris të kofshës së majtë. Kohëzgjatja e rikuperimit të tij do të varet nga ecuria e dëmtimit”.

Lewandowski ishte titullar dhe luajti për 90 minuta të plota në fitoren 2-0 të Polonisë ndaj Lituanisë, ndeshje në të cilën arriti të shënojë edhe një gol.

Dëmtimi i tij përbën një goditje për Barcelonën, veçanërisht duke marrë parasysh ngjeshjen e kalendarit në javët në vijim dhe rëndësinë e polakut në skemat e trajnerit Xavi Hernandez. /Telegrafi/