E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizTronditet Interi, kampionëve të Italisë u lëndohet portieri, bash para sfidave kryesore

Tronditet Interi, kampionëve të Italisë u lëndohet portieri, bash para sfidave kryesore

Pas ndeshjes që të dielen e luan në shtëpi, kundër skuadrës së Genoas, kampioni aktual i Italisë, do të përballet me sfidat kryesore që mund të kenë rol kyç në objektivat e këtij klubi.

Por një pengesë e papritur iu shfaq Interit, pasi stafi mjekësor konfirmoi se portieri kryesor i tyre, Yann Sommer, nuk mund t’u ndihmojë në ballafaqimet më të ndjeshme të kampionatit, Kupës dhe Ligës së Kampionëve, pasi i njejti ka pësuar një frakturë në gishtin e madh të dorës së djathtë, raportojnë mediat ialiane, transmeton Klankosova.tv.

Zvicërani pritet të mungojë më 25 shkurt, kur “Nerazzurët” sfidohen nga Lazio, në çerekfinale të “Coppa d’Italia”, e ku sigurohet bileta për gjysmëfinale, apo ndodh eliminimi.

Edhe më keq se kjo, “Zi-kaltërit” mund të shfaqen pa gardianin e tyre të parë, në derbin që mund të vendos edhe ecurinë në Serie A, duke qenë se më 2 Mars të këtij viti, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, zhvillohet dueli më determinues i deritanishëm në elitën Italiane.

Interi që deri tani ka 54 pikë të grumbulluara, udhëton te lideri i kampionatit, Napoli, të cilët e udhëheqin tabelën me 56 pikë.

Për kampionët aktual të futbollit apenin, sfiduese mund të jetë paraqitja pa 36 vjeçarin edhe në Ligën e Kampionëve, njofton Klankosova.tv.

Në mesjavën e parë të muajit mars, Interi do të luaj kundër holandezëve të PSV ose atyre të Feyenord.

Lëndimi i numrit 1 të tyre, u publikua edhe në faqen zyrtare të këtij klubi, ku thuhet se terapia për lëndimin, do të vendoset ditëve vijuese.

Foto: Inter.it

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498