Në “Info Magazinë” në Klan Kosova, hulumtuesja e TPNJ, Nevenka Tromp tha se Serbia është një luan i uritur që nuk e ngopi as Gjykata Speciale.
Sipas saj, vetë ekzistenca e kësaj Gjykate është një instrument politik sepse gjithnjë ka qenë pjesë e procesit të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ta ushqeni gjithmonë luanin e uritur nuk do të thotë që ky luan një ditë do të thotë “tani mjafton, jam i kënaqur”. Ky luan i uritur do të dëshirojë gjithnjë më shumë dhe më shumë”, tha Tromp.
Ndërkaq shtoi se: “Gjykata Speciale nuk është i vetmi ushqim me të cilin komuniteti ndërkombëtar e ka ushqyer Serbinë, por me shumë koncesione, por që kjo është shumë e vështirë të zhbëhet tani, kjo është krijuar dhe duhet ta qojë punën deri në fund, dhe fundi i saj pasqyrohet përmes aktgjykimeve, dënimeve ose lirime, dhe kjo do të marrë së paku edhe 5 vjet të tjera!”
The post Tromp: “Serbia, luan i uritur. S’e ngopi as Gjykata Speciale!” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.