Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës – Policia: Po trajtohen me prokurorinë

news image

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se gjatë procesit zgjedhor të sotëm janë raportuar tri raste të dyshuara për fotografim të votës në rajonin që ajo mbulon.

Sipas saj, rastet janë regjistruar në Prishtinë, Podujevë dhe Drenas, dhe janë duke u trajtuar në bashkëpunim me prokurorinë.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti për Gazeta Sinjali.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje lidhur me këto raste në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/