Tri raste fotografimi të votave në Podujevë, policia jep detaje

news image

Gjatë procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë janë raportuar tri raste për fotografim të votës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk ka pasur elemente për vepër penale dhe se rastet janë trajtuar sipas rekomandimit të prokurorit.

“Kanë qenë tri informata për fotografim të votës në Podujevë, nuk ka pasur elemente për vepër penale dhe me rekomandim të prokurorit janë regjistruar si shënime zyrtare,” ka thënë Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/