Festivali i “Sunny Hill” i dha Prishtinës tri net të paharrueshme.
1,2 dhe 3 gushti në kryeqytetin tonë ishin datat ku kënga u shndërrua në magji për qindra e mijëra pjesëmarrës, transmeton Klankosova.tv.
Themeluesja e këtij festivali, Dua Lipa, solli yje ndërkombëtarë e shqiptarë në skenën gjigante të “Sunny Hill”, për t’iu dhënë të pranishmëve diçka që do ta mbajnë mend gjatë.
Por, ky festival nuk ishte vetëm kaq. Adhuruesit e muzikës u argëtuan edhe me shumë gjësende që kishte në dispozicion “Sunny Hill”.
E për ata që nuk arritën të ishin prezent në këtë megafestival, Klan Kosova me transmetim special, iu ofroi mundësinë ta shijonin nga rehatia e shtëpisë së tyre.
The post Tri net të paharrueshme të “Sunny Hill” kthyen Kosovën në qendër të vëmendjes appeared first on Klan Kosova.