E diel, 11 Maj, 2025
spot_img
HomeSportTri ndeshje, katër gola / Florent Hasani vazhdon me performancë të jashtëzakonshme...

Tri ndeshje, katër gola / Florent Hasani vazhdon me performancë të jashtëzakonshme në Turqi – Indeksonline.net

Skuadra e Bolusporit ka shënuar një tjetër fitore të thellë në Ligën e Parë të futbollit në Turqi. Kësaj radhe skuadra mposhti Adanasporin AS me shifrat 0:7.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani, shkruan Indeksonline

Hasani shënoi gol në minutën e 36’të, për t’i bërë shifrat 0:5.

Në tri ndeshjet e fundit, sulmuesi kosovar ka shënuar katër gola me fanellën e klubit turk, duke treguar formën e jashtëzakonshme.

Kujtojmë që Hasani përfundoi te skuadra e Bolusporit nga Rapidi i Bucurestit gjatë afatit të janarit./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT