Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Etnik Brruti ka tri ndeshje që nuk është futur në formacionin e Malishevës.
Nuk ka ende ndonjë informacion lëndimi, por Brruti ka tri xhiro që po qëndron jashtë formacionit të parë te skuadra e Superligës së Kosovës, shkruan Indeksonline
Edhe sot për ndeshjen ndaj Ferizajt, Brruti nuk është futur në 11-she, madje nuk është as në bankën rezervë.
Brruti mungoi edhe në ndeshjet e tjera, si ndaj Prishtinës dhe Dritës.
Kujtojmë se gjatë këtij sezoni ai ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/