Disa fshatra në rajonin e Prizrenit sot janë përfshirë nga zjarri që nuk ka lënë viktima, por ka shkaktuar dëme materiale. dhe ngordhjen e tri lopëve, përcjell Klankosova.tv.
“Gjatë ditës së sotme, sipas informatave që kemi deri më tani, janë raportuar shpërthime zjarri në disa zona të komunave Prizren dhe Suharekë. Konkretisht, zjarre kanë shpërthyer në: Fshatin Lubizhdë, si dhe në lagjen Bajram Curri në Prizren. Fshatrat Dubravë, Sopijë dhe Sllapuzhan, Suharekë si dhe disa zona të tjera”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pzirenit, Shaqir Bytyqi.
“Deri më tani, nuk janë raportuar dëme në njerëz, por si pasojë e zjarreve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë ngordhjen e së paku tre lopëve”.
Bytyqi po ashtu ka njoftuar se vatrat e zjarrit janë shuar, dhe nuk ekziston ndonjë rrezik i menjëhershëm.
“Zjarrfikësit, të ndihmuar nga policia dhe qytetarët, kanë arritur të shuajnë vatrat e zjarrit dhe situata tashmë konsiderohet e stabilizuar. Në këtë moment, zjarret janë shuar plotësisht dhe nuk ka më rrezik të menjëhershëm për banorët dhe pronën e tyre”.
The post Tri lopë ngordhën si dhe pati dëme materiale nga zjarret e sotme në Prizren appeared first on Klan Kosova.