Tri ditë ende pa gjurmë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Halim Sopajt

Tri ditë ende pa gjurmë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Halim Sopajt

Janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e Halim Ramadan Sopajt nga Janqishta e Malishevës, i raportuar i zhdukur tri ditë më parë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Malishevë njofton opinionin publik se më 05.10.2025, rreth orës 00:40, është raportuar për zhdukjen e personit: Halim Ramadan Sopaj, i lindur më 11.11.1965, banues në Janqishtë – Malishevë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Informimit të Policisë Rajonale të Gjakovës.

“Sipas familjarëve, personi i zhdukur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në momentin e largimit, ai ishte i veshur me: rrobe sportive (trenerka) të zeza, bluzë të zezë, atlete (patika) të kaltra”.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe mediave nëse e shohin Sopajn.

“Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK, Drejtoria e Emergjencave e Kuvendit Komunal në Malishevë se bashku me Zjarrfikës, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet”.

“Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave”.

“Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Halim Ramadan Sopaj (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”.

The post Tri ditë ende pa gjurmë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Halim Sopajt appeared first on Klan Kosova.