Tri armë zjarri konfiskohen në Mitrovicën e jugut gjatë fundjavës

Tri armë zjarri konfiskohen në Mitrovicën e jugut gjatë fundjavës

Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Mitrovicës së jugut, gjatë fundjavës kanë konfiskuar tri armë zjarri për të shtëna në ahengje.

Dy armë zjarri janë konfiskuar ne Vushtrri, ndërsa një tjetër në Skenderaj, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Armët dhe municioni i ndryshëm janë proceduar si dëshmi materiale ne raste.

Lidhur me rastet janë arrestuar tre persona të dyshuar, ku dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njërit nga ta i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar raste penale për armëmbajtje pa lele dhe përdorim i armës./Klankosova.tv.

 

The post Tri armë zjarri konfiskohen në Mitrovicën e jugut gjatë fundjavës appeared first on Klan Kosova.