Java e 23-të do të prodhojë super ndeshje, ku gara sa vjen e bëhet më interesante, por edhe vendimtare për tetë skuadrat e ProCredit Superligës.
Shumë interesant pritet të jetë dueli mes kampiones në fuqi KB Trepça dhe KB Vllaznimi, që zhvillohet në Mitrovicë, në palestrën “Minatori”.
Aktualisht Trepça prin në renditjen tabelare me 41 pikë, duke regjistruar nëntëmbëdhjetë fitore dhe tri humbje.
Në anën tjetër, Vllaznimi gjendet në vendin e gjashtë me tetë fitore dhe katërmbëdhjetë humbje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


