Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Trepça, sonte ka qenë superiore në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, përballë Proton Cable Prizrenit.
Mitrovicasit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren fituan me plot 18 pikë në epërsi.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 73:91 në favor të ‘xehëtarëve’.
Ndeshja kthyese luhet javën tjetër në palestrën ‘Minatori’, ku edhe do të përcaktohet gjysmëfinalisti i kësaj gare.
Kjo lojë u transmetua drejtpërdrejtë në platformën më gjigante televizive në Kosovë, Artmotion.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.