E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportTrepça njofton për përforcimin e ri 206 centimetërsh

Trepça njofton për përforcimin e ri 206 centimetërsh

Michael Myers është  përforcimi i parë për vitin 2024 i kampionit aktual të Kosovës në basketboll.

Qendra 206 centimetërsh, do të jetë nën urdhërat e trajnerit, Adis Beçiragiq, për sezonin pranveror të Procredit Superligës në basketboll, njofton Klankosova.tv.

Trepça njoftoi ë faqen zyrtare të klubit në facebook, detaje se për çfarë basketbollisti bëhet fjalë.

“Lojtari me përvojë të pasur në disa kampionate evropiane, përfshirë Finlandën, Estoninë, Francën, Belgjikën, Çekinë, Ukrainën, Greqinë, Kazakistanin dhe së fundmi Turqinë, do të jetë pjesë e ekipit tonë”, shkruhet në njoftimin e ekipit nga Mitrovica, transmeton Klankosova.tv

Sipas skuadrës kampione, Michael sjell me vete përvojë dhe pritet të jetë ndihmesë në objektivat e klubit këtë sezon.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT