18:57 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysëmfinale të play-offit të Superligës, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Pjesa e parë në ”Pallatin e Rinisë” përfundoi me rezultat 36-41, për skuadrën nga Mitrovica, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti i Trepçës, Michael Myres Jr është më i dalluari me 9 pikë, ndërsa te Prishtina më i daluari në pjesën e parë ishte Daniel Lekndreaj, me 7 pikë.
Kujtojmë që Trepça e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 80:65.
Skuadra që shënon tre fitore, kalon në finale./IndeksOnline/