Trepça me super transfer, merr boshnjakun që mori pjesë në Eurobasket

Trepça me super transfer, merr boshnjakun që mori pjesë në Eurobasket

Kampioni i Kosovës Trepça është përforucar me shërbimet e basketbollistit që mori pjesë në Eurobasket, Adnan Arslanagic.

Edhe pse zhvilloi vetëm dy paraqitje me Bosnja Hercegovinën në Eurobasket, Arslangic vendosi të largohet nga skuadra boshnjake Bosna, për ta provuar Superligën e Kosovës.


Arslanagic do të ketë një përparësi të madhe për t’u përshtatur, shkaku që do të punojë nën urdhrat e Adis Beciragic, i cili njëkohësisht është edhe përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës.

“Mirë se vjen Adnan. Trepça na bashkon”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën zyrtare të kampionit të Kosovës.

Trepça edhe sivjet po synon ta mbrojë titullin e kampionit të Kosovës./Telegrafi/