21:08 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / Gj. Sh
Trepça ka fituar ndeshjen e tretë gjysëmfinale ndaj Prishtinës në play-offin e Superligës, duke rikthyer epërsinë në serin e fitoreve në 2-1.
Skuadra mitrovicase shënoi fitore para tifozëve vendas në palestrën ”Minatori”, me rezultat 67-61, shkruan IndeksOnline.
Donte Clark i Prishtinës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 18 pikë, derisa te Trepça u dallua Michael Charles Myres Jr, me 15 pikë të shënuara.
Ndeshja e radhës zhvillohet në Prishtinë, derisa kujtojmë se skuadra e cila arrin tre fitore kalon në finale./IndeksOnline/